top of page
E BARDHË SHIRIT.png

GAZETARI HETUES ARTAN HOXHA DYSHOHET SE SHITI TE SUEL ÇELA POLICIN QË DENONCOI PËR LIRIM TRAFIKANTËSH GJYQTAREN E ELBASANIT PAJTIME FETAHU.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Nov 28, 2024
  • 2 min read
ree

Tiranë, Shqipëri | Përveç dezinformimit për interes të entitetit kriminal Çela, ka dhe një episod të rëndë ku dyshohet si i përfshirë gazetari hetues Artan Hoxha.

 

Një zyrtar i Policisë së Shtetit në Gramsh ka telefonuar gazetarin hetues Hoxha, të cilit, i kërkoi që të fliste botërisht mbi gjyqtaren Pajtime Fetahu, sepse, sipas tij, policia i arreston kriminelët ndërsa ajo i liron.

 

Dyshohet se gazetari hetues Hoxha këtë fakt, në vend që ta bënte lajm, dyshohet se raportoi te z. Suel Çela (Marjus Lulaj) duke e shitur zyrtarin e Policisë së Shtetit dhe duke siguruar z. Çela se as nuk kishte ndërmend të shkruante atë që i kërkoi polici nga Gramshi, madje pasi dëgjoi se i kërkonte të shkruante për gjyqtaren e korruptuar (tashmë të arrestuar) Pajtime Fetahu, ia kishte hequr vizën policit.

 

BISEDA ËSHTË BËRË MË 16 PRILL 2020, ORA 09:10.

Z. Marjus Lulaj i njohur si Suel Çela ose si Sul Çela komunikon edhe me z. Klaus Matishi, i cili gjithashtu kishte lidhje me vajzën e gjyqtares, znj. Megi Fetahu.

 

Atij i dërgon bisedën e cila dyshohet se është realizuar midis z. Marjus Lulaj dhe një shtetasi të cilit Lulaj (Çela) i referohet me mbiemrin “Hoxha”, i cili dyshohet se është gazetari hetues Artan Hoxha.

 

“...Para katër ditësh më merr një drejtues policie në Gramsh dhe më thotë i alarmuar aman bëj diçka se na ka pjellë belaja...


Kemi arrestuar një person për trafik heroine në Gramsh, e çojmë në burg, e liron me arrest shtëpie Pajtime Fetahu...


Ai del nga shtëpia, prapë e kapim dhe e cojmë në gjykatë, Pajtimja i jep sërish arrest shtëpie, por këtë radhë e dërgon te shtëpia në Tiranë....


Bjeri, thotë, vetëm mos na nxirr ne... i them kush e mbron këtë tipin që qenka kaq i fortë dhe e liroka Gjyqtarja edhe kur thyen arrestin e shtëpisë, nuk më tha gjë... por ishte ditë e shtunë dhe i thashë se është fundjavë dhe të shoh nga java tjetër të pyes dhe të them.


Sa më tha emrin e Pajtimes ia hoqa fillin, i thashë të hënën se nuk merrem me lajme të tilla, se jam në karantinë”, thuhet ndër të tjera në aktet proceduriale penale të SPAK-ut.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page