GAZETA “WASHINGTON POST”: EKSPERTI ME MË PËRVOJË I CIA-s PËR RUSINË U PUSHUA NGA PUNA PAS SAMITIT TRAMP (TRUMP)-PUTININ; KARRIERA E TIJ PËRFUNDOI PAPRITUR PAS 29 VITESH.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 11 hours ago
- 1 min read

Uashington, Amerikë | Katër ditë pas samitit midis Presidentëve Danlld Tramp (Donald Trump) dhe Vladimir Putin, oficeri më me përvojë i CIA-s për Rusinë, i cili, kishte punuar ditë e natë me ekipin e presidentit për t'u përgatitur për takimin, u pushua papritur nga puna.
Gazeta “Washington Post” e raportoi këtë pa zbuluar emrin e oficerit për të mbrojtur sigurinë e tij.
Brenda pak minutash, karriera e tij 29-vjeçare në shërbimin publik në thelb mbaroi, ndërsa ai priste një ngritje në detyrë në Evropë të miratuar nga Drejtori i CIA-s, Xhon Ratkllif (John Ratcliff).
Shkarkimi i tij do të ishte pjesë e planit të znj. Tulsi Gabbard dhe Presidentit Tramp (Trump) për të shkarkuar të gjithë profesionistët e sigurisë kombëtare që janë përfshirë në politizimin e inteligjencës për të çuar përpara axhenda personale, të anshme ose të njëanshme, siç theksoi znj. Gabbard në rrjetin social virtual Iks (X) më 19 gusht, duke njoftuar revokimin e autorizimeve të sigurisë të 37 personave me urdhër të presidentit.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments