top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PRESIDENTI DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP): KOREJA E JUGUT KA MARRË MIRATIMIN PËR TË NDËRTUAR NËNDETËSE ME ENERGJI BËRTHAMORE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Oct 30, 2025
  • 2 min read

Uashington, Amerikë | Presidenti i ShBA-ës, Danlld Tramp (Donald Trump), tha të enjten se i ka dhënë Koresë së Jugut miratimin për të ndërtuar një nëndetëse me energji bërthamore, një veprim që do ta pranonte Seulin në një klub të vogël kombesh që zotërojnë anije të tilla.


Nëndetësja do të ndërtohet në një kantier detar në Filadelfia, ku firmat e Koresë së Jugut kanë rritur investimet”, shkroi Presidenti Tramp (Trump) në mediat sociale virtuale.


Presidenti amerikan, i cili, është takuar me Presidentin e Koresë së Jugut, Li Ja Miung (Lee Jae Myung), dhe udhëheqës të tjerë rajonalë gjatë vizitës së tij, tha gjithashtu se Seuli kishte rënë dakord të blinte sasi të mëdha nafte dhe gazi amerikan.


U kam dhënë miratimin për të ndërtuar një nëndetëse me motor bërthamor, në vend të nëndetëseve të modës së vjetër dhe shumë më pak të shkathëta me naftë që kanë tani”, shkroi Presidenti Tramp (Trump) në platformën e tij sociale virtuale “Truth” të enjten.


Ndërsa Koreja e Jugut ka një industri të sofistikuar të ndërtimit të anijeve, Presidenti Tramp (Trump) nuk sqaroi se nga do të vinte teknologjia e shtytjes për një nëndetëse me energji bërthamore, të cilën, aktualisht e zotërojnë vetëm një numër i vogël vendesh.


ShBA-ës kanë punuar me Australinë dhe Britaninë në një projekt që Australia të blejë nëndetëse me energji bërthamore, që përfshin transferime teknologjie nga Shtetet e Bashkuara.


Deri më tani, ShBA-ës e kanë ndarë këtë teknologji vetëm me Britaninë, në vitet 1950.


Kur u takua me Presidentin Tramp (Trump) të mërkurën, Presidenti Li (Lee) tha se lejimi i Koresë së Jugut për të ndërtuar disa nëndetëse me energji bërthamore të pajisura me armë konvencionale do ta zvogëlonte ndjeshëm barrën mbi ushtrinë amerikane.


Ai gjithashtu kërkoi mbështetjen e Presidentit Tramp (Trump) për të bërë përparim të konsiderueshëm në lejimin e Koresë së Jugut për të ripërpunuar karburantin bërthamor të shpenzuar, ose në pasurimin e uraniumit, diçka që aktualisht nuk lejohet sipas marrëveshjes bërthamore midis dy vendeve, edhe pse Koreja e Jugut zotëron reaktorë bërthamorë për të gjeneruar energji.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page