MINISTRI KINEZ I MBROJTJES DONG JUN: NUK DO TA LEJOJMË KURRË PAVARËSINË E TAJVANIT | PARALAJMËRIMI I MINISTRIT TË MBROJTJES PËR 78-VJETORIN E FORCAVE TË ARMATOSURA.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Aug 1
- 1 min read

Pekin, Kinë | “Ushtria kineze është e gatshme të shtypë çdo përpjekje për pavarësi në Tajvan.
Ne kurrë nuk do të lejojmë që asnjë projekt separatist për pavarësi të ketë sukses dhe jemi të gatshëm të mposhtim çdo ndërhyrje të armatosur të jashtme në çdo kohë.
Për ribashkimin e plotë të atdheut, Ushtria Çlirimtare Popullore është gati në çdo kohë”, paralajmëroi Ministri kinez i Mbrojtjes Dong Jun, duke folur të enjten në mbrëmje në një pritje të organizuar në Sallën e Madhe të Popullit, në Sheshin Tiananmen, në Pekin, për të festuar 98-vjetorin e themelimit të Ushtrisë Çlirimtare Popullore.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments