top of page
E BARDHË SHIRIT.png

GAZETA GREKE PËRDITSHMËRIA (KATHIMERINI): KRETA NËN PRESION NGA RRITJA E ZBARKIMEVE TË MIGRANTËVE; MBI 1400 MBËRRITJE NË DY DITË; KA MUNGESË TË AMBIENTEVE TË PRITJES.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jul 8
  • 2 min read
ree

Ishulli i Kretës, Greqi | Ishulli grek i Kretës është nën presion të madh nga rritja e zbarkimeve të migrantëve nga Libia.


Më shumë se 1400 njerëz kanë zbarkuar në dy ditët e fundit”, shkruan gazeta greke Përditshmëria (Kathimerini).

 

Një numër rekord zbarkimesh është regjistruar tashmë në qershor.

 

2564 veta, afërsisht gjysma e të gjitha mbërritjeve të vitit të kaluar që ishin 4820 veta.

 

Të shpëtuarit, pothuajse të gjithë burra, janë kryesisht egjiptianë, sudanezë, por edhe bangladeshas dhe pakistanezë.

 

Sipas z. Konstantinos Filis, drejtor i Institutit të Çështjeve Ndërkombëtare dhe profesor në Kolegjin Amerikan të Greqisë, rritja e flukseve migratore lidhet me takimet diplomatike midis Greqisë dhe Libisë në ditët e fundit.

 

Qëllimi është të ushtrohet presion mbi Greqinë dhe Bashkimin Evropian, në mënyrë që ato të garantojnë kushte më të mira në negociata për të marrë fonde evropiane”, tha Filis për Kathimerini.

 

Të dielën e kaluar, Ministri i Jashtëm Jorgos (Giorgos) Gerapetritis shkoi në Libi, në Bengazi, për t'u takuar me Gjeneralin Haftar, ndërsa sot Ministri Grek i Imigracionit, Thanos Plevris, do të shkojë në Libi së bashku me Komisionerin Evropian për Imigracionin dhe Punët e Brendshme, Magnus Brunner, dhe Ministrat e Brendshëm të Italisë dhe Maltës, me qëllim forcimin e bashkëpunimit me vendin e Afrikës së Veriut në fushën e migracionit”.


Kështu raporton agjencia e lajmeve “Ana-mpa”.


Kreta aktualisht nuk ka qendra pritjeje për azilkërkuesit.


Rezultati - shkruan Kathimerini - është se, në ditët e fundit, qindra njerëz kanë qëndruar për orë të tëra nën diellin përvëlues në portin e qytetit të Rethimnos.


Më parë, emigrantët ishin vendosur në një autobus që do t'i kishte çuar në një ndërtesë të vogël në Agia, pranë Hanias, e përdorur si qendër pritjeje e përkohshme, por ata u kthyen mbrapsht sepse objekti ishte tashmë plot.


Pasi zbarkojnë në Kretë, emigrantët transferohen në kampet e azilkërkuesve në Greqinë kontinentale: por transferimi bëhet vetëm pas disa ditësh, sepse është e vështirë të gjesh vende në tragetet e planifikuara për shkak të sezonit turistik”, shkruan gazeta Përditshmëria (Kathimerini).


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page