TËRMET 6.2 BALLË PRANË KRETËS BRENDA NË DET NË NJË THELLËSI PREJ 62 KILOMETRASH.
- Agjencia Telegrafike Vox

- May 22
- 1 min read

Ishulli i Kretës | Një tërmet me magnitudë 6.0 u regjistrua në orën 5:19 të mëngjesit sipas kohës shqiptare pranë brigjeve të Kretës.
Tërmeti ndodhi në det në një thellësi prej 62 kilometrash.
USGS më vonë raportoi një tërmet me magnitudë 6.2 të shkallës Rihter të regjistruar këtë mëngjes në brigjet e Kretës.

Autoritetet në rajonin e Kretës janë të zënë duke vlerësuar dëmet e shkaktuara.
“Deri më tani, janë raportuar vetëm dëme të vogla në disa rrugë dhe ndërtesa të vjetra”, raporton transmetuesi televiziv “Ertnews”.
Shkollat do të mbeten të hapura në komunat kryesore të ishullit, në Hania (Chanià), Heraklion (ose Iraklio) dhe Shën Nikollë (Agios Nikolaos), përveç nëse gjenden dëme në ndërtesat shkollore gjatë kontrolleve të vazhdueshme.
Për arsye sigurie, gryka e Imbros në Sfakia do të mbetet e mbyllur.
Sipas USGS, epiqendra ishte e vendosur 61 km në verilindje të Eloundës dhe hipoqendra në një thellësi prej 64 km.
Tërmeti, i cili, detyroi shumë banorë të Kretës të largoheshin nga shtëpitë e tyre në prefekturat e Rethymnon dhe Lassithi, u ndje edhe në Athinë.
“Ky ishte një tërmet klasik i harkut helenik në thellësi të ndërmjetme”, shpjegoi z. Thanasis Ganas, Drejtor i Përgjithshëm i Kërkimeve në Institutin e Gjeodinamikës së Observatorit Kombëtar të Athinës.
“Ndodhi në thellësi dhe nuk ka arsye që banorët të jenë veçanërisht të shqetësuar”, shtoi ai.
Deri më tani, Qendra Operacionale e Brigadës së Zjarrfikësve nuk ka marrë asnjë thirrje për ndërhyrje.

Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments