GAZA: 12 TË VDEKUR NË SULMIN IZRAELIT NË KAMPIN E REFUGJATËVE NUSEIRAT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Feb 16, 2024
- 1 min read
Gaza | Të paktën 12 persona vdiqën dje pas një sulmi ajror izraelit në kampin e refugjatëve Nuseirat, në qendër të Rripit të Gazës.
Këtë lajm e ka bërë të ditur një zëdhënës i spitalit të dëshmorëve Al Aksa, cituar nga mediat ndërkombëtare.
Dhjetë nga viktimat ishin gra dhe fëmijë, saktëson burimi.
Agjencia palestineze e lajmeve Wafa raporton se të paktën gjashtë persona vdiqën, dhe disa të tjerë u plagosën, në një bombardim izraelit, që goditi një shtëpi në lagjen Al-Nasr, të Rafah-ut, në Rripin jugor të Gazës, në orët e para të ditës së sotme.
Dy veta të tjerë humbën jetën në një sulm të nisur mbrëmë vonë, nga forcat izraelite, kundër dy shtëpive në lindje të Jabalia-s, në veri të enklavës palestineze.
Në orët e mëparshme, të paktën tre persona u vranë, dhe disa të tjerë u plagosën, pas një tjetër bombardimi izraelit, kundër një automjeti, dhe një grupi individësh në qytetin e Gazës, sipas agjencisë së lajmeve Wafa.
Numri total i të vdekurve në Rripin e Gazës që nga sulmi terrorist i 7 tetorit 2023 është të paktën 28663 të vdekur dhe 68395 të plagosur, sipas Ministrisë Palestineze të Shëndetësisë të drejtuar nga Hamasi.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)













Comments