GAJKOVË: U PROCEDUA PENALISHT ADELINA SHEHU.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 5 hours ago
- 1 min read

Gjakovë, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë në bashkëpunim me Prokurorinë vendore proceduan penalisht:
1- Znj. Adelina Shehu.
Ajo është nën hetim penal paraprak për shkelje penale të parashikuar si:
1- “Lajmërim apo kallëzim i rremë”.
Ajo ka kallëzuar se targat dhe disa dokumente të automjetit të saj ishin vjedhur, por, pas hetimeve autoritetet kanë zbuluar se targat i ishin sekuestruar në Greqi nga autoritetet përgjegjëse për shkelje.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comentarios