“FYTYRA E RE E BESIMIT” | NJË LIBËR RRETH JETËS SË PIER XHORXHO FRASATIT (GIORGIO FRASSATI); MË 7 SHTATOR DO TË SHPALLET SHENJTOR (EDHE PSE ISHTE 24 VJEÇ KUR VDIQ).
- Agjencia Telegrafike Vox
- 3 hours ago
- 2 min read

Vatikan | Më 7 shtator, Pier Xhorxho Frasati (Giorgio Frassati), një laik dhe i ri, do të shpallet shenjtor, një shenjë shprese për shumë të rinj nën të 30-at që iu përgjigjën me entuziazëm Jubileut të Rinisë së fundit në Romë.
Shumë dioqeza dhe shoqata po organizojnë pelegrinazhe për një nga ngjarjet më të pritura të Jubileut, shenjtërimin e Frassatit (së bashku me atë të një të riu tjetër, Karlo Akutisit - Carlo Acutis), duke konfirmuar rëndësinë e këtij shenjtori të cilit gazetari dhe shkrimtari Vinçenco (Vincenzo) Sansonetti i ka kushtuar një biografi të re dhe gjithëpërfshirëse, botuar nga Edizioni Ares nën titullin “Pier Giorgio Frassati”.
“Gëzimi nuk do të ketë masë. Jeta e shkurtër e Frassatit mbetet një dëshmi e Ungjillit të jetuar. Motoja e tij, ‘Drejt Më të Lartit’, përmbledh spiritualitetin e tij; duke kërkuar Zotin dhe pastaj duke zbritur për t'i shërbyer më të voglit.
Jeta jonë për të qenë të krishterë, është një heqje dorë e vazhdueshme; një sakrificë e vazhdueshme, e cila, megjithatë nuk është e rëndë kur mendojmë vetëm se çfarë krahasohen këto pak vite të kaluara në dhimbje me një përjetësi të lumtur, ku gëzimi nuk do të ketë masë ose fund, ku do të gëzojmë një paqe që nuk mund të imagjinohet”, u tha për Pier Xhorxho Frasatin (Giorgio Frassati).
Cili ishte sekreti i këtij të riu nga Torino, i cili, vdiq në moshën 24 vjeç, një alpinist i gëzuar, i aftë, i angazhuar politikisht, një shembull i gëzimit të jetesës dhe bujarisë ndaj të varfërve?
Bashkimi midis besimit dhe jetës, midis pranimit të Ungjillit dhe veprimit konkret.
Ai në fakt ishte i bindur se besimi duhet të përballet, pa pengesa, me të gjitha rrethanat e jetës së përditshme.
“Një model që mund t'u mësojë diçka të gjithëve”, e përcaktoi atë socialisti Filippo Turati, i habitur sepse ajo që lexojmë për të është aq e re dhe e pazakontë saqë i mbush me habi të nderuar edhe ata që nuk e ndajnë besimin e tij.
Imzot Korrado (Corrado) Sanguineti, Peshkop i Pavias, e përsërit këtë në parathënie.
“Ajo që është mbresëlënëse është pohimi i fuqishëm i personalitetit të Pier Xhorxhos (Giorgio), me një mijë interesa, i cili, manifestohet tek ai pikërisht për shkak të radikalitetit dhe tërësisë me të cilën ai jetoi aventurën e krishterë”, tha ai.
“Ai ishte një i ri i kohës së tij, i vëmendshëm ndaj dramave sociale të Torinos dhe Italisë së kohës; ndaj varfërisë që në shumë raste merr formën e mjerimit material dhe moral, aq sa ai zgjodhi - kujton Peshkopi Sanguineti - kundër pritjeve të familjes së tij, të regjistrohej në inxhinieri për të qenë pranë klasave më të përulura të punëtorëve dhe minatorëve; ai u bë hamall i të varfërve, duke zvarritur karroca të ngarkuara me mallrat shtëpiake të të dëbuarve nëpër rrugët e qytetit”.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments