top of page
E BARDHË SHIRIT.png

FSHATI YRSHEK; TIRANË | GJYKATA E POSAÇME KUNDËR KORRUPSIONIT DHE KRIMIT TË ORGANIZUAR SHQIPTOI DËNIME PENALE PËR ISH-INSPEKTORËT E IMT-së TË BASHKISË TIRANË GERALDO FUÇIA DHE KLAJDI ZHILLA.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Feb 25
  • 4 min read

Fshati Yrshek, Tiranë, Shqipëri | Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar shqiptoi dënime penale për:

1- Z. Geraldo Fuçia.

2- Z. Klajdi Zhilla.


Njoftim | Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Gjykimin e procedimit penal nr. 12/1 të viti 2024 të Prokurorisë së Posaçme, ndaj të pandehurve Klajdi Zhilla dhe Geraldo Fuçija, të akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259/2 dhe 25 i Kodit Penal”.


2. Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar.


Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Rudina Palloj, Flojera Davidhi dhe Bib Ndreca, me vendimin nr. 20, datë 24.02.2026 vendosi:


1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Klajdi M. Zhilla për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave qe ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 259/2 në lidhje me nenin 25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 3 (tre) vite burgim.


2. Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale të pandehurit Klajdi M. Zhilla i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 2 (dy) vite burgim.


3. Në zbatim të nenit 59 të Kodit Penal, pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim dhe vënien në provë të të pandehurit Klajdi M. Zhilla për një periudhë kohe prej 2 (dy) vite, me kusht që i pandehuri të mos kryejë vepër tjetër penale dhe gjatë kohës së provës të mbajë kontakte me Shërbimin e Provës që mbulon vendbanimin e tij.


4. Në zbatim të nenit 35, pg 1 të Kodit Penal, caktimin ndaj të pandehurit Klajdi M. Zhilla të dënimit plotësues “Heqja e së drejtës për të ushtruar funksione publike”, për një kohë prej 5 (pesë) vitesh.


5. Bazuar në nenin 261 dhe 389 të Kodit të Procedurës Penale, heqjen e masës së sigurimit “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 239 i Kodit të Procedurës Penale, caktuar ndaj të pandehurit Klajdi M. Zhilla me vendimin nr.96, datë 09.02.2024, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.


6. Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i të pandehurit Klajdi M. Zhilla nga paraburgimi nëse nuk mbahet për shkak të një vendimi tjetër.


7. Deklarimin fajtor të të pandehurit Geraldo T. Fuçija për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 259/2 në lidhje me nenin 25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 3 (tre) vite burgim.


8. Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale të pandehurit Geraldo T. Fuçija i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 2 (dy) vite burgim.

 

9. Në zbatim të nenit 59 të Kodit Penal, pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim dhe vënien në provë të të pandehurit Geraldo T. Fuçija për një periudhë kohe prej 2 (dy) vite, me kusht që i pandehuri të mos kryejë vepër tjetër penale dhe gjatë kohës së provës të mbajë kontakte me Shërbimin e Provës që mbulon vendbanimin e tij.


10. Në zbatim të nenit 35, pg 1 të Kodit Penal, caktimin ndaj të pandehurit Geraldo T. Fuçija të dënimit plotësues “Heqja e së drejtës për të ushtruar funksione publike”, për një kohë prej 5 (pesë) vitesh.


11. Bazuar në nenin 261 dhe 389 të Kodit të Procedurës Penale, heqjen e masës së sigurimit “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 239 i Kodit të Procedurës Penale, caktuar ndaj të pandehurit Geraldo T. Fuçija me vendimin nr.96, datë 09.02.2024, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.


12. Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i të pandehurit Geraldo T. Fuçija nga paraburgimi nëse nuk mbahet për shkak të një vendimi tjetër.


13. Në zbatim të nenit 190/1pika c e Kodit të Procedurës Penale, 2 (dy) D.V.D. një me përmbajtjen e bisedave të zhvilluara midis shtetasve A.B e Klajdi Zhilla dhe një me përmbajtjen e bisedave ambientale të zhvilluara midis të pandehurve Klajdi Zhilla e Geraldo Fuçija në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, të asgjësohen, pasi vendimi të marrë formë të prerë.


14. Shpenzimet procedurale të bëra gjatë hetimeve paraprake, sipas procesverbalit për evidentimin e shpenzimeve të hetimit, dhe ato gjyqësore, sipas procesverbalit përkatës për evidentimin e shpenzimeve gjyqësore, në referim të neneve 393/1 dhe 285/1 të K.Pr.Penale, i ngarkohen të pandehurve të cilët deklarohen fajtorë, në mënyrë solidare.


15. Ngarkohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar zbatimin e këtij vendimi.


16. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, brenda 15 (pesëdhjetë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të vendimit të arsyetuar, thuhet në njoftimin zyrtar.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page