GJYKATA E FIERIT SHQIPTOI MASË SIGURIMI ARREST NË BURG PËR KREUN E SHOQËRISË TREGTARE TË HIDROKARBUREVE “BANKERS PETROLEUM” HONGPING XIAO | DËME FINACIARE KOLOSALE BUXHETIT TË SHTETIT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jul 5
- 2 min read

Fier, Shqipëri | Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier shqiptoi masën e sigurimit arrest në burg për:
1- Z. Hongping Xiao, qytetar kinez, funksionar te shoqëria tregtare e hidrokarbureve “Bankers Petroleum”.
Ai është nën hetim penal paraprak për shkelje penale të parashikuar si:
1- Pastrim parash.
2- Evazion fiskal.
Kjo sepse shoqëria tregtare e hidrokarbureve “Bankers Petroleum” deklaron humbje dhe shmang detyrimet tatimore, por, në vërtetë, ajo ka fitime financiare marramendëse.
Arrest në burg u shqiptua edhe për 8 subjekte të tjerë.
Në kërkim policor janë shpallur edhe pesë qytetarë kinezë.
Që nga viti 2004, shoqëria tregtare e hidrokarbureve “Bankers Petroleum” ka hapur:
1- Rreth 1 mijë puse të rinj për nxjerrje nafte në zonën e Patos-Marinzës.
Për 20 vjet shoqëria tregtare e hidrokarbureve “Bankers Petroleum” ka prodhuar:
1- Rreth 13 milionë ton naftë.
Të ardhurat e kompanisë nga prodhimi i naftës janë:
1- Miliarda €.
Gjatë 20 viteve të ushtrimit të aktivitetet tregtar shoqëria e hidrokarbureve “Bankers Petroleum” ka paguar zero tatim mbi fitimin në buxhetin e shtetit të Republikës së Shqipërisë.
Marrëveshja parashikon që ajo të paguajë çdo vit tatim mbi fitimin, në masën 50 % të fitimit.
Shoqëria tregtare e hidrokarbureve “Bankers Petroleum” ka manipuluar çdo vit shpenzimet, duke sajuar dhe fryrë shpenzimet; kësisoj pas 20 vitesh shfrytëzimi të naftës shqiptare shpenzimet e saj tejkalojnë të ardhurat.
Në vitin 2011 ajo pretendoi 247 milionë $ shpenzime për të mos paguar 60 milionë $ detyrime ndaj buxhetit të shtetit.
100 milionë € është gjobitur nga administrata e shtetit shqiptar për mashtrime dhe manipulime.
Gjykata e Lartë e Republikës së Shqipërisë e la në fuqi gjobën.
Mosmarrëveshja mes Shtetit shqiptar dhe shoqërisë tregtare të hidrokarbureve “Bankers Petroleum” nisi në vitin 2014.
Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore (enti që përfaqëson Shtetin shqiptar në kontratën koncesionare) kreu një auditim të bilancit të saj dhe të procedurave të prokurimit; konkludoi se pjesa dërrmuese e shpenzimeve të kompanisë ishin të parregullta.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)

















































Comments