top of page
E BARDHË SHIRIT.png

FSHATI VALIAS; KAMËZ | ENDRI POPA U ARRESTUA; TREGTAR DROGËRASH ME PAKICË; OPERACIONI POLICOR I KODUAR “BULEVARDI”.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Oct 11
  • 2 min read
ree

Fshati Valias, Kamëz, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Endri Popa, me moshë 22 vjeç.


Njoftim | Tiranë.


Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve operacioni policor i koduar “Bulevardi”.


Kapet në bulevardin “Nënë Tereza” dhe vihet në pranga një 22-vjeçar që shpërndante lëndë narkotike të llojit kokainë në zonën e Kamzës.


Sekuestrohen një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë që iu gjet 22-vjeçarit gjatë kontrollit fizik dhe në banesën e tij, një peshore elektronike, një automjet dhe një aparat celular.


Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të shpërndarjes së lëndëve narkotike, pas një pune të mirëfilltë hetimore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Bulevardi”.


Si rezultat, u arrestua në flagrancë shtetasi E. P., 22 vjeç, banues në Valias.


Në bulevardin “Nënë Tereza”, Kamëz, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin 22-vjeçar, të cilit gjatë kontrollit fizik dhe të banesës i kanë gjetur një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin, peshoren elektronike dhe aparatin celular.


Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page