RRUGA “TAFAJ”; TIRANË | U ARRESTUAN ALFRED META DHE RESMI META; U SHPALL NË KËRKIM POLICOR GENTIAN META (VËLLEZËR MES TYRE NGA FSHATI TUFINË).
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jun 21
- 2 min read

Rruga “Tafaj”, Tiranë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Alfred Meta, me moshë 41 vjeç.
2- Z. Resmi Meta, me moshë 46 vjeç.
Shpallën në kërkim policor:
1- Z. Gentian Meta, me moshë 45 vjeç (të tre vëllezër mes tyre).
Njoftim | Kanosën me armë zjarri një 30-vjeçar, pasi u konfliktuan për motive të dobëta, në rrugë, identifikohen 3 shtetas (vëllezër).
Vihen në pranga 2 prej tyre, punohet për kapjen e tjetrit.
Sekuestrohen 3 armë zjarri pistoleta, municion luftarak dhe 1 automjet.
Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, pas marrjes së njoftimit se në rrugën “Tafaj”, një 30-vjeçar ishte kanosur me armë zjarri nga 3 shtetas, organizuan dhe finalizuan operacionin policor “Triangle”, për identifikimin dhe kapjen e tyre.
Në kuadër të operacionit u arrestuan shtetasit: A. M., 41 vjeç dhe R. M., 46 vjeç, dhe u shpall në kërkim shtetasi G. M., 45 vjeç (vëllezër).
Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pas një konflikti për motive të dobëta, me një 30-vjeçar, e kanë kanosur atë me armë zjarri.
Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit në banesat e dy shtetasve të arrestuar, në Tufinë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 3 armë zjarri pistoleta dhe municion luftarak.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments