FSHATI TUFINË; “UNAZA E MADHE”; TIRANË | U ARRESTUA DUKAGJIN BERISHA (NGA KOSOVA); PO TRANSPORTONTE 12 PISTOLETA NGA KOSOVA DREJT SHQIPËRISË ME SYNIM SHITJEN E TYRE NË LAGJEN “FRESKU” TË TIRANËS.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 hours ago
- 2 min read

Fshati Tufinë, “Unaza e Madhe”, Tiranë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Dukagjin Berisha, me moshë 27 vjeç.
Njoftim | Tiranë.
Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për parandalimin dhe goditjen e trafikimit të armëve të zjarrit nga Kosova në Shqipëri.
Goditet nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë një tjetër rast i trafikimit të armëve.
Finalizohet pas disa javë hetime me metoda proaktive, operacioni policor i koduar “Barriera”.
Sekuestrohen 12 armë zjarri pistoleta dhe municion luftarak, që dyshohet se do të shiteshin në Fresk.
Vihen në pranga poseduesi i tyre.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me Forcën Operacionale të DVP Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, në kuadër të fokusit për parandalimin dhe goditjen e trafikimit të armëve të zjarrit dhe bazuar në informacionet e grumbulluara, si rezultat i hetimeve të kryera me metoda proaktive, disa javore, kanë finalizuar operacioni i koduar “Barriera”.
Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. B., 27 vjeç, banues në Kosovë.
Gjatë operacionit në dalje të Unazës së Madhe, pranë mbikalimit të Tufinës, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar mjetin e dyshuar dhe kanë ndërhyrë duke e ndaluar atë.
Gjatë kontrollit të automjetit tip “Volswagen” me drejtues 27-vjeçarin, konkretisht nën kofanon e tij janë gjetur dhe sekuestruar 10 armë zjarri pistoleta Glock me municion luftarak.
Po në kuadër të këtij procedimi janë sekuestruar dhe dy pistoleta të tjera glock, gjithësej 12 pistoleta.
Nga hetimet ka rezultuar se 27-vjeçari do i shiste armët në zonën e Freskut.
Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë në bashkëpunim me Prokurorinë vijojnë hetimet e thelluara për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë trafik të armëve.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)




















Comments