FSHATI THUMANË; KRUJË | TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NDAJ AUTOMJETIT TË KUJTIM MILLËS.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Apr 27
- 1 min read

Fshati Thumanë, Krujë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit konstatuan se:
1- Rreth orës 11:00, të datës 27.04.2025 në parkimin e një lokali, pas një konflikti të çastit, u shti me armë zjarri në drejtim të një automjeti të parkuar.
Automjeti i përket z. Kujtim Milla.
Njoftim | Krujë/Informacion paraprak.
Me datë 27.04.2025, rreth 11:00, në Thumanë, në parkimin e një lokali, dyshohet se pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit të parkuar në pronësi të shtetasit K. M. Nga të shtënat nuk ka persona të dëmtuar.
Autori i dyshuar pas ngjarjes është larguar me një automjet, i cili është i identifikuar nga ana jonë, por për arsyje hetimi nuk japim të dhëna të tjera.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe paraprakisht gjatë këqyrjes së saj ka gjetur e sekuestruar dy gëzhoja. Punohet për kapjen e autorit dhe dokumentimin e plotë të rastit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comentarios