PRESIDENTI DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP): PEKINI DUHET TË NDIHMOJË; 90% E NAFTËS SË TIJ VJEN NGA NGUSHTICA E HORMUZIT; NUK E PËRJASHTOJ SHTYRJEN E UDHËTIMIT NË PEKIN.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 days ago
- 1 min read

Uashington, Amerikë | Presidenti Danlld Tramp (Donald Trump) kërkoi ndihmën e Republikës Popullore të Kinës në zhbllokimin e Ngushticës së Hormuzit përpara se të udhëtojë për në Pekin më vonë këtë muaj për një samit me homologun e tij Shi Xhinping (Xi Jinping).
“Mendoj se edhe Kina duhet të ndihmojë, duke pasur parasysh se merr 90% të naftës së saj përmes Ngushticës”, tha Presidenti Tramp (Trump) - sipas të cilit pritja deri në samit do të ishte tepër vonë.
“Do të donim një përgjigje para asaj kohe. Kjo është një kohë mjaft e gjatë”, tha Presidenti Tramp (Trump) - në një intervistë me entin mediatik “Financial Times”, duke shtuar se udhëtimi i tij në Kinë mund të shtyhet.
“Mund ta shtyjmë”, tha ai, pa specifikuar për sa kohë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)



















Comments