PRESIDENTI DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP): E ARDHMJA E NATO-s DUKET SHUMË E ZYMTË NËSE NUK NA NDIHMON ME IRANIN.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 36 minutes ago
- 2 min read

Uashington, Amerikë | Presidenti Danlld Tramp (Donald Trump) e ka paralajmëruar NATO-n, duke kërcënuar me një të ardhme shumë negative nëse aleatët e ShBA-ës nuk ndihmojnë në hapjen e Ngushticës së Hormuzit.
Këtë mesazh të drejtpërdrejtë dhe të hapur u drejtoi kombeve evropiane Presidenti Tramp (Trump), duke kërkuar që t’u bashkohen përpjekjeve të tij luftarake në Iran - në një intervistë të dhënë për entin mediatik britanik “Financial Times” (të dielën).
“Është absolutisht e përshtatshme që ata që përfitojnë nga Ngushticat të ndihmojnë në sigurimin që asgjë e keqe të mos ndodhë atje”, tha Presidenti Tramp (Trump) në intervistën mediatike 8-minutëshe, duke argumentuar se Evropa dhe Kina janë shumë të varura nga nafta e Gjirit, ndryshe nga Shtetet e Bashkuara.
“Nëse nuk ka përgjigje, ose nëse përgjigja është negative, mendoj se do të jetë shumë e dëmshme për të ardhmen e NATO-s”, tha Presidenti Tramp (Trump).
Komentet e Presidentit Tramp (Trump) erdhën pas thirrjes së tij drejtuar Kinës, Francës, Japonisë, Koresë së Jugut dhe Britanisë së Madhe për t'u bashkuar me përpjekjen e përbashkët për të zhbllokuar Ngushticat, të cilat, transportojnë 20% të naftës botërore.
Pavarësisht paralajmërimit, Trump mbeti skeptik se aleatët e SHBA-së do t'i kushtonin vëmendje thirrjeve të tij për ndihmë.
“Ne kemi një organizatë të quajtur NATO.
Ne kemi qenë shumë bujarë. Nuk ishim të detyruar t'i ndihmonim ata me çështjen e Ukrainës.
Ukraina është mijëra kilometra larg nesh, megjithatë ne i ndihmuam ata. Tani do të shohim nëse ata do të na ndihmojnë.
Sepse unë kam thënë prej kohësh se ne do të jemi aty për ta, por ata nuk do të jenë aty për ne.
Dhe nuk jam aspak i sigurt se, kur të vijë puna, ata do të jenë atje”, tha Presidenti Tramp (Trump).
Presidenti Tramp (Trump) tha se aleatët duhet të dërgojnë anije minapastruese, anije nga të cilat Evropa ka dukshëm më shumë se Shtetet e Bashkuara.
Ai gjithashtu donte njerëz të aftë për të neutralizuar disa elementë armiqësorë përgjatë bregdetit iranian.
Presidenti Tramp (Trump) la të kuptohej se donte ekipe komando evropiane ose mbështetje tjetër ushtarake për të eliminuar iranianët që po krijojnë shqetësime në Gjirin Persik duke përdorur dronë dhe mina detare.
“Ne po i godasim shumë fort. E tëra çfarë u ka mbetur është të krijojnë disa probleme të vogla në Ngushticë.
Megjithatë, këto vende përfitojnë prej kësaj dhe duhet të na ndihmojnë ta monitorojmë atë.
Ne do t'i ndihmojmë ata. Por edhe ata duhet të jenë atje. Në fund të fundit, duhen shumë njerëz për të monitoruar disa individë”, tha ai.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)



















Comments