FSHATI TERPEZË; VITI | U ARRESTUA EKREM AHMETI.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 2 days ago
- 1 min read

Fshati Terpezë, Viti, Republika e kosovës | Strukturat vendore të Policisë arrestuan:
1- Z. Ekrem Ahmeti.
Gjatë kontrollit të banesës iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale me karakter kompromentues penal:
1- Një armë gjahu e prodhimit turk (çifte).
2- Municon (dy fishekë të kalibrit 12 milimetra).
Leja e armës i kishte skaduar që disa vjet të shkuara.
Ndaj tij filluan hetimet penale paraprake për shkelje penale të parashikuar si:
1- “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës”.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
תגובות