top of page
E BARDHË SHIRIT.png

FSHATI LLUKAR; PRISHTINË | U ARRESTUA BURIM BEHLULI: MË 15 DHJETOR TË VITIT 2024 U PËRPOQ TË SHTYPTE ME MAKINË DY PUNONJËS TË POLICISË SË REPUBLIKËS SË KOSOVËS.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 2 days ago
  • 1 min read

Fshati Llukar, Prishtinë, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë arrestuan:

1- Z. Burim Behluli.


Ai ishte i shpallur në kërkim policor në lidhje me një ngjarje kriminale të ndodhur në 15 dhjetor të vitit 2024.


Ai u përpoq të shtypte me makinë dy punonjës të Policisë së Republikës së Kosovës në fshatin Llukar, të cilët, po kryenin veprime policore pranë fshatit Mramor, ku kishte të dhëna penale se qarkullonte një automjet i dyshimtë i markës “VW Passat” me tre subjekte brenda tij, i cili, pasi u vu re nga Policia u largua drejt fshatit Llukar duke rrezikuar jetën e subjekteve policorë në krye të detyrës.


Në lidhje me rastin filluan hetimet penale për shkelje penale të parashikuar si:

1- Vrasje në tentativë ndaj personit zyrtar”.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page