FSHATI SOFJE; DROÇIA (DROCHIA); MOLDAVI | U GJET NJË DRON I PAIDENTIFIKUAR.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 hours ago
- 1 min read

Fshati Sofje, Kishinau, Moldavi | “Një dron i paidentifikuar është gjetur në tokën moldave”.
Kështu raportoi enti mediatik “The Kyiv Independent” - duke cituar informacione nga autoritetet moldave.
Objekti u gjet në fshatin Sofje, në rrethin e Droçias (Drochia), pranë kufirit me Ukrainën.
Policia rrethoi zonën dhe dërgoi një skuadër anti-eksploziv për të kryer një inspektim.
Sipas policisë, ky është zbulimi i tretë i një droni në vend që nga fillimi i vitit.
“Ministria e Punëve të Jashtme dënon fuqimisht çdo incident që mund të përbëjë shkelje të hapësirës ajrore të vendit dhe një kërcënim potencial për sigurinë e qytetarëve të saj”, u tha në një deklaratë.
“Moldavia mbetet e palëkundur në mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit të saj territorial dhe po monitoron nga afër zhvillimet në koordinim me autoritetet përkatëse kombëtare”, u tha më tej në deklaratë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)




















Comments