top of page
E BARDHË SHIRIT.png

FSHATI SHËN KOLL; LEZHË | KRISTIAN BUZATI U ARRESTUA; 1 KOBURE + FISHEKË + NJË DORË ME PARE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 2 hours ago
  • 2 min read
Pamje fotografike nga Policia e Shtetit e Republikës së Shqipërisë
Pamje fotografike nga Policia e Shtetit e Republikës së Shqipërisë

Fshati Shën Koll, Lezhë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Kristian Buzati, me moshë 30 vjeç.


Njoftim | DVP Lezhë.


Kontrolle intensive kundër armëmbajtjes pa leje. Goditet një tjetër rast në këtë fushë.


Finalizohet operacioni policor i koduar “Gjerdani”.


Lëvizte i armatosur, me automjet pa targa, vihet në pranga 30-vjeçari.

Procedohen penalisht, për moskallëzim të krimit, 2 pasagjerët në automjet.


Sekuestrohen 1 armë zjarri pistoletë me municion luftarak, 2 celularë, automjeti dhe një shumë parash.


Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të një informacioni të siguruar në rrugë operative, për një shtetas që lëvizte i armatosur, shërbimet e Seksionit të Mbështetjes Operacionale finalizuan operacionin “Gjerdani”.


Në kuadër të operacionit u ndalua në mbrëmje, teksa drejtonte një automjet tip “Fiat”, pa targa, në fshatin Shënkoll, shtetasi i dyshuar, K. B., 30 vjeç, banues në Lezhë. Gjatë kontrolleve, 30-vjeçarit iu gjet në çantë, 1 armë zjarri pistoletë me municion luftarak, të cilën e mbante pa leje.


Në vijim të veprimeve procedurale për rastin nisi procedimi penal, për veprën “Moskallëzimi i krimit”, për 2 pasagjerët në automjetin që drejtonte shtetasi K. B., shtetasit A. A., 30 vjeç, banues në Durrës, dhe K. N., 25 vjeç, banues në fshatin Tale.


Materialet procedurale iu refruan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page