FSHATI MABË; LEZHË | XHORDAN CAFI (ME BANIM NË LAGJEN “SALO HALILI” NË SHKODËR) U ARRESTUA; VINTE VËRDALLË ME KOBURE NË BREZ + DROGË NË SHTËPI.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 10 hours ago
- 2 min read

Fshati Mabë, Lezhë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Xhordan Cafi, me moshë 23 vjeç, me banim në lagjen “Salo Halili”, në Shkodër.
Njoftim | DVP Lezhë.
Finalizohet operacioni policor i koduar “AKSI”, për goditjen e armëmbajtjes pa leje.
Qarkullonte me automjet i armatosur me armë zjarri pistoletë, kapet dhe vihet në pranga 23-vjeçari nga Shkodra.
Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe një sasi e vogël lënde narkotike.
Në vijim të punës për sigurimin e informacioneve me qëllim kapjen dhe arrestimin e personave që qarkullojnë të armatosur apo mbajnë në banesë armë zjarri pa leje, shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore në DVP Lezhë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, bazuar në informacionet e siguruara për një të ri që qarkullonte i armatosur, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Aksi”.
Si rezultat i operacionit, në aksin rrugor “Lezhë–Shkodër”, në fshatin Mabë, shërbimet e Policisë konstatuan një automjet tip BMW që dyshohej se udhëtonte i riu i armatosur dhe e ndaluan për të ushtruar kontroll.
Gjatë kontrollit fizik të drejtuesit të automjetit dhe të çantës që mbante me vete, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri pistoletë, me krehër dhe municion luftarak.
Në vijim të veprimeve procedurale, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Shkodër, u ushtrua kontroll edhe në banesën e tij në lagjen “Salo Halili”, në Shkodër, ku gjatë kontrollit shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi të vogël lënde narkotike, e dyshuar kanabis.
Në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë shtetasi Xh. C., 23 vjeç, banues në Shkodër, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)
































Comments