IZRAEL | MINISTRI I MBROJTJES ISRAEL KAC (KATZ): SULM I PAPRITUR KUNDËR QINDRA ANËTARËVE TË HEZBOLLAHUT; DO TË VIJË KOHA QË EDHE UDHËHEQËSI I HEZBOLLAHUT NAIM KASEM (QASSEM) TË PAGUAJË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 hours ago
- 1 min read
Jeruzalem, Izrael | “Forcat Mbrojtëse të Izraelit kryen një sulm të papritur kundër qindra terroristëve të Hezbollahut në qendrat e komandës në të gjithë Libanin”.
Kjo është goditja më e fortë e përqendruar që Hezbollahu ka pësuar që nga Operacioni Beepers”.
Kështu tha Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Kac (Katz) - duke iu referuar operacionit të vitit 2024 që përdori pagerë për shpërthime, i cituar nga enti mediatik izraelit “The Times of Israel”.
Ministri Kac (Katz) shtoi se udhëheqësi i Hezbollahut, Naim Kasem (Qassem), ishte paralajmëruar se Hezbollahu do të paguante një çmim shumë të lartë për sulmin ndaj Izraelit dhe se do të vijë koha që edhe ai të paguajë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)







Comments