10 PIKAT E PLANIT QË IRANI I PARAQITI PRESIDENTIT DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP).
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 hours ago
- 2 min read

Londër, Mbretëria e Bashkuar | “Një plan armëpushimi me dhjetë pika që Presidenti Danlld Tramp (Donald Trump) e quajti thjesht të arritshëm”.
Dhe do të jetë një pikënisje midis Uashingtonit dhe Teheranit kur të fillojnë bisedimet në Islamabad të premten, më 10 prill.
Në marrëveshjen fillestare për armëpushimin dyjavor, të kushtëzuar nga rihapja e Hormuzit, Irani thuhet se konfirmoi kërkesën e tij për heqjen e sanksioneve, kontrollin e Ngushticës dhe pranimin nga Uashingtoni të mundësisë së pasurimit të uraniumit.
Këto kërkesa i bëjnë negociatat të duken si një betejë e vështirë. Por një hap i parë është bërë dhe tregjet po japin një pushim.
Në të njëjtën kohë, u paraqit edhe në dy versione që nuk përputhen.
Në versionin persi, Teherani përfshiu frazën pranimi i pasurimit për programin e tij bërthamor, e cila, mungonte në versionet në anglisht të ndara nga diplomatët iranianë me gazetarët.
Arsyeja e mospërputhjes është aktualisht e paqartë.
Presidenti Tramp (Trump), megjithatë, kishte deklaruar se përfundimi i plotë i programit bërthamor të Iranit ishte një pikë kyçe e luftës.
Misioni i Iranit në OKB gjithashtu refuzoi të komentonte mbi ndryshimet midis versioneve në anglisht dhe persi të marrëveshjes së paraqitur nga Teherani, ku Këshilli Suprem i Sigurisë Kombëtare i Iranit deklaroi se Shtetet e Bashkuara do ta pranonin plotësisht planin.
“Ne e përgëzojmë popullin e Iranit për këtë fitore dhe përsërisim se, derisa të finalizohen detajet përfundimtare të fitores, zyrtarët dhe qytetarët duhet të mbeten të bashkuar dhe të vendosur”.
Kështu tha Këshilli Suprem, siç raportohet nga entet mediatike amerikane “Cnn” dhe “New York Times”.
Nga ana e tij, Presidenti Tramp (Trump) e quajti propozimin 10-pikësh të Iranit një bazë konkrete mbi të cilën do të fillojnë negociatat për një marrëveshje paqeje afatgjatë me Teheranin, si dhe paqe në Lindjen e Mesme.
Sipas entit mediatik “Iran Daily News”, pikat e marrëveshjes janë si më poshtë:
1- “Premtimi i mossulmimit”.
2- “Ruajtja e kontrollit iranian mbi Ngushticën e Hormuzit” (por kalimi do të ketë një kosto, njoftuan mediat amerikane).
3- “Pranimi i pasurimit të uraniumit”.
4- “Heqja e të gjitha sanksioneve parësore”.
5- “Heqja e të gjitha sanksioneve dytësore”.
6- “Shfuqizimi i të gjitha rezolutave të Këshillit të Sigurimit të OKB-së”.
7- “Shfuqizimi i të gjitha rezolutave të Bordit të Guvernatorëve”.
8- “Pagesa e kompensimit për Iranin”.
9- “Tërheqja e forcave luftarake amerikane nga rajoni”.
10- “Ndërprerja e luftës në të gjitha frontet, përfshirë atë kundër Hezbollahut në Liban” (një pikë që Kryeministri izraelit Netanjahu ka thënë tashmë se e hedh poshtë).
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)









Comments