SUARD ONUZI U EKSTRADUA | U ARRESTUA NË SERBI; GJYKATA E KUKËSIT I KA SHQIPTUAR MASË SIGURIMI “ARREST NË BURG” PËR TRAFIKIM TË MJETEVE MOTORIKE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jul 12
- 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit ekstraduan:
1- Z. Suard Onuzi.
Njoftim | Ekstradohen nga Greqia, Belgjika dhe Serbia, 3 shtetas shqiptarë, të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Finalizimi i procedurave të ekstradimit, rezultat i bashkëpunimit konsistent të shërbimeve të Interpol Tiranës, me homologët në Athinë, Bruksel dhe Beograd.
Konkretisht, u ekstraduan në Shqipëri, shtetasit shqiptarë
- S. O., i kapur në Serbi, pasi Gjykata e Kukësit, në vitin 2023, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”.
Ai akuzohet se ka trafikuar në Shqipëri, 1 automjet tip “Mercedez Benz”, të denoncuar të vjedhur në Francë, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)












































Comments