top of page
E BARDHË SHIRIT.png

FSHATI SHTISH TUFINË; TIRANË | U SHPALLËN NË KËRKIM POLICOR ALTIN ALLA; MAKSIM ALLA; ERVIS ALLA; TRITOL NË DERËN E SHTËPISË NJË 72-VJEÇARI.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 2 hours ago
  • 2 min read

Fshati Shtish Tufinë, Tiranë, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit shpallën në kërkim policor:

1- Z. Altin Alla, me moshë 43 vjeç.

2- Z. Maksim Alla, me moshë 41 vjeç.

3- Z. Ervis Alla, me moshë 39 vjeç.


Njoftim | Tiranë.


Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur në orët e para të mëngjesit të datës 08.08.2026, në lagjen “Tufinë”, ku shpërtheu një sasi lënde plasëse në derën e banesës private të një 72-vjeçari.


Shpallen në kërkim 3 shtetas, vëllezër, të dyshuar si autorë të ngjarjes. Të tre vëllezërit me precedentë të mëparshëm penal.


Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, menjëherë pas njoftimit se në lagjen “Tufinë”, në derën e banesës së shtetasit J. M., kishte shpërthyer një sasi lënde plasëse, duke shkaktuar dëme të pakta materiale, kanë organizuar operacionin policor “Motivi”, me qëllim zbardhjen e kësaj ngjarjeje, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve.


Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale hetimore, këqyrjes së vendit të ngjarjes, administrimit të provave, në kuadër të operacionit të koduar “Motivi”,  u bë e mundur zbardhja e ngjarjes dhe identifikimi i autorëve të dyshuar.


Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u shpallën në kërkim shtetasit E. A., 39 vjeç, A. A., 43 vjeç dhe M. A., 41 vjeç, të tre vëllezër, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, kryer në bashkëpunim.


Nga tërësia e veprimeve hetimore, si dhe nga informacionet e siguruara në rrugë operative, dyshohet se shtetasit E. A., A. A. dhe M. A., më datë 08.08.2026, rreth orës 00:30, për motive të dobëta, kanë vendosur dhe shpërthyer një sasi lënde plasëse në derën e banesës së shtetasit J. M., duke shkaktuar dëme të pakta materiale.


Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e 3 shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe për dokumentimin e plotë të rastit.


Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page