FSHATI FUSHË GJORMË; KURBIN | NURI XHAFAJ U ARRESTUA; AGRON KASMI U SHPALL NË KËRKIM POLICOR.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 15 hours ago
- 2 min read

Fshati Fushë Gjormë, Kurbin, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Nuri Xhafaj, me moshë 40 vjeç, banues në Krujë.
Shpallën në kërkim policor:
1- Z. Agron Kasmi.
Njoftim | Finalizohet operacioni i koduar “Vigjilenca 2”, goditet 1 rast i kultivimit të bimëve narkotike, në fshatin Fushë Gjormë.
Kapet në flagrancë në vendin ku ishin kultivuar bimët narkotike dhe vihet në pranga 1 shtetas. Punohet për kapjen e bashkëpunëtorit të tij.
Në vijim të kontrolleve intensive në të gjithë territorin e qarkut Lezhë, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, bazuar dhe në punën operative, finalizuan operacionin e koduar “Vigjilenca 2”.
Gjatë operacionit, në territorin e fshatit Fushë Gjormë, u gjetën 1820 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, të cilat u asgjësuan nëpërmjet djegies.
Shërbimet e Policisë kapën në flagrancë në vendin ku ishin kultivuar bimët narkotike dhe arrestuan shtetasin N. Xh., 40 vjeç, banues në Krujë, i dyshuar për kultivimim e këtyre bimëve.
Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi A. K., 54 vjeç, banues në Fushë Milot, i dyshuar si bashkëpunëtor në këtë veprimtari kriminale.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 automjete, 1 celular dhe sende të tjera që do t’i shërbejnë hetimit për dokumentimin e këtij rasti.
Vijojnë kontrollet antikanabis në të gjithë tërritorin e qarkut.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)







Comments