top of page
E BARDHË SHIRIT.png

REPUBLIKA FEDERATIVE E BRAZILIT | ISH-PRESIDENTI JAIR BOLSONARO U ÇARMATOS; GJYKATA URDHËROI T’I SEKUESTROHEN 11 ARMË ZJARRI DHE LEJA E ARMËMBAJTJES.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 2 hours ago
  • 1 min read
Republika Federative e Brazilit

Brasilia, Republika Federative e Brazilit | Gjyqtari i Gjykatës Supreme të Brazilit, Aleksandre (Alexandre) de Moraes, ka urdhëruar sekuestrimin e njëmbëdhjetë (11) armëve të zjarrit të regjistruara në emër të ish-presidentit Jair Bolsonaro (2019-2022), duke i anuluar (revokuar) licencën e tij të armëve dhe certifikatën e tij të koleksionistit, qitësit sportiv dhe gjuetarit (CAC).


Vendimi, i nënshkruar dje, pohon arrestin shtëpiak për arsye humanitare dhe të gjitha masat e tjera paraprake që janë tashmë në fuqi kundër ish-kreut të shtetit, i cili u dënua me 27 vjet e tre muaj burg për tentativë grushti shteti.


Ndër armët që do t'i dorëzohen Policisë Federale brenda 48 orëve janë pistoleta, pushkë dhe karabina, përfshirë një pistoletë Gllok (Glock) të sekuestruar më 15 qershor gjatë një kontrolli trafiku në Brasilia ndërsa po transportohej nga një anëtar i sigurimit të ish-presidentit Bolsonaro.


Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm e kishte konsideruar posedimin e armëve të papajtueshëm me pozicionin gjyqësor të ish-presidentit Bolsonaro.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page