top of page
E BARDHË SHIRIT.png

FSHATI NDËRFUSHAZ; MIRDITË | LUAN (ARTAN) VUKA U ARRESTUA; DOGJI NJË DYQAN DHE TENTOI TË DIGJTE EDHE NJË GOMISTERI.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 2 hours ago
  • 2 min read

Fshati Ndërfushaz, Mirditë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Luan (Artan) Vuka, me moshë 52 vjeç.


Njoftim | Mirditë.


Finalizohet operacioni policor i koduar “Fast”.


Dogji  te tregu i qytetit një dyqan me materiale të përdorura dhe tentoi të digjte edhe një gomisteri, falë reagimit të shpejtë e profesional të Policisë, u identifikua, u kap dhe u vu në pranga një 52-vjeçar.


Autori i dyshuar, me precedent kriminal të mëparshëm, i dënuar më parë për dhunë në familje, goditje për shkak të detyrës ndaj punonjësve të Policisë, dëmtim prone, mbajtje pa leje të armëve të ftohta dhe thyerje të masës së sigurisë “Arrest në shtëpi”.


Pas njoftimit të marrë se kishte rënë zjarr në një dyqan me materiale të përdorura, në pronësi të shtetasit Gj. D, dhe se ishin djegur disa goma në gomisterinë e shtetasit A. P., me qëllim djegien e gomisterisë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë organizuan punën për zbardhjen e rrethanave të dy rasteve.


Nga veprimet e shpejta të kryera në vendngjarje lindi dyshimi i arsyeshëm se të dy rastet ishin zjarrvënie të qëllimshme.


Në këtë kuadër, në bashkëpunim me Prokurorinë, u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Fast”.


Si rezultat i reagimit të shpejtë dhe profesional të strukturave të Policisë, në kuadër të operacionit u bë e mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, i autorit të dyshuar, shtetasit L. V., alias A. V., 52 vjeç, banues në fshatin Ndërfushaz, Mirditë.


Në bashkëpunim me Prokurorinë po vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të dy rasteve të zjarrvënies.


Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page