FSHATI QAFË-MOLLË; “RRUGA E KOMBIT”; MIRDITË | EUGEN BARDHOKU U PËRFSHI NË AKSIDENT AUTOMOBILISTIK; VDIQ || U SHOQËRUA PËR INTERVISTIM POLICOR VLLAZNIM GASHI; NEXHMEDIN ISUFI U INTERVISTUA NË VEND.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 5 days ago
- 1 min read

Fshati Qafë-Mollë, “Rruga e Kombit”, Mirditë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit morën dijeni se:
1- Një aksident automobilistik ngjau në aksin rrugor “Rruga e Kombit”, në segmentin “Milot-Kalimash”.
Si pasojë, mbeti i vdekur:
1- Z. Eugen Bardhoku, me moshë 24 vjeç.
Nga sa më sipër, u shoqërua për intervistim policor:
1- Z. Vllaznim Gashi.
Drejtuesi tjetër i një prej kamionëve, z. Nexhmedin Isufi, u intervistua në vendin e ngjarjes.
Njoftim | Mirditë.
Informacion paraprak.
Rreth orës 19:45, në “Rrugën e Kombit”, në fshatin Qafë Mollë, Mirditë, janë përplasur tre automjete (dy kamionë dhe një autoveturë).
Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën drejtuesi i automjetit, shtetasi E. B., rreth 24 vjeç.
Drejtuesi i njërit prej kamionëve, shtetasi V. G., është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments