FSHATI SEKTOR FLLAKË; DURRËS | NJË SHPËRTHIM NDODHI NË NJË LOKAL; RAMAZAN BALLA DHE ERJON BALLA PËRDORUES.

Fshati Sektor Fllakë, Durrës, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit morën dijeni se në një njësi shërbimi private (bar-kafe) në përdorimin e:
1- Z. Ramazan Balla dhe të z. Erjon Balla pati një shpërthim; dyshohet i shkaktuar nga lëndë plasëse (tritol).
Njoftim | Rreth orës 05:00, në Sektor Fllakë, në derën e lokalit në përdorim të shtetasve R. B. dhe E. B., dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse.
Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Në vendngjarje shkuan shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, i cili vijon veprimet për zbardhjen e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve, thuhet në njoftimin e policisë, u tha në njoftimin zyrtar.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









Comments