top of page
E BARDHË SHIRIT.png

DURRËS | GJYKATA NDRYSHOI MASËN E SIGURIMIT VETJAK NGA “ARREST NË BURG” NË “ARREST SHTËPIE” PËR ISH-DREJTORESHËN E POSTËS ELISABETA MATAJ.

Writer: Agjencia Telegrafike Vox
Agjencia Telegrafike Vox
12 hours ago
2 min read

Durrës, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner të infiltruar në institucionet e shtetit shqiptar Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës ndryshoi masën e sigurimit vetjak “arrest në burg” në “arrest shtëpie” ndaj:

1- Znj. Elisabeta Mataj, ish-drejtoreshë e Postës Shqiptare (filiali Durrës).


Ajo konsiderohet e përfshirë në vjedhjen e shtatëqind mijë (700000) € nga arka e Postës Shqiptare.


Vendim | Çështja penale me Nr. 509/5 Akti, me objekt “Informacion 2 mujor në lidhje me ecurinë e proçedimit penal, në varësi të permbajtjes të ketij informacioni kërkojmë dhe zëvendësimin e masës së sigurimit”.


Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës (Kërkuese), përfaqësuar nga Prokuror Gazmend Frëngu.


Kjo çështje u shortua elektronikisht pranë Gjyqtarit Xhevdet Lika.


Seanca gjyqësore u zhvillua në datë 25.09.2026, ora 09:00.


Në përfundim të shqyrtimit gjyqësor, për çështjen e sipërcituar, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës ka disponuar me Vendimin Nr. 509/5, datë 25.09.2026, ku ka vendosur:


VENDOSI


1. Pranimin e kërkesës të personit nën hetim Elisabeta Mataj.


2. Zëvëndësimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, të parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, të caktuar ndaj personit nën hetim E.M. me vendimin Nr.509/2, datë 18.07.2026, të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, me masën e sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, të parashikuar nga neni 237  K.Pr.Penale.


3. Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i të personit nën hetim E. M. nga dhomat e paraburgimit nëse nuk mbahet e paraburgosur për ndonjë vepër tjetër penale.


4. Urdhërohet personi nën hetim E. M. të qëndrojë dhe të mos largohet nga banesa e saj në Lagjen nr.xx, Qyteti Durrës.


5. Ngarkohet Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës dhe policia gjyqësore për ekzekutimin e këtij vendimi.


6. Kundër këtij vendimi lejohet ankim brenda 5 (pesë) diteve në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, duke filluar nga e nesërmja e komunikimit të vendimit të gjykatës, u tha në njoftimin zyrtar.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All
DURRËS | ENO AGASI U ARRESTUA.

Durrës, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan: 1- Z. Eno Agasi. Ai ishte i shpallur në kërkim policor ng

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page