RRUGA E ARBRIT; DIBËR | BLEDAR SPAHIU U PËRFSHI NË AKSIDENT AUTOMOBILISTIK; VDIQ (U NIS PËR TË SHUAR FLAKËT NË LURË; PUNONJËSI I ZONAVE TË MBROJTURA).
- Agjencia Telegrafike Vox
- Jul 22
- 1 min read
Updated: Jul 23

Rruga e “Arbërit”, Dibër, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit konstatuan se:
1- Z. Bledar Spahiu, punonjës i ADZM Dibër u përfshi në aksident automobilistik.
Për pasojë, vdiq.


Njoftim | Rreth orës 10:00, në dalje të qytetit të Peshkopisë, shtetasi B.S., dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga duke rënë disa metra poshtë saj.
Si pasojë e dëmtimeve të marra, drejtuesi i automjetit ka humbur jetën, gjatë transportimit për në spitalin e Traumës Tiranë.
Viktima është B. S., punonjës i ADZM Dibër mësohet se ishte nisur drejt Peshkopisë për t’iu bashkuar ekipeve zjarrfikëse për shuarjen e zjarrit në Parkun Kombëtar "Lurë - Mali Dejës", thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments