top of page
E BARDHË SHIRIT.png

“ZABELI I AKACIAVE”; FSHATI KARINË; PEQIN | U ARRESTUAN QEMAL KASEJA; QAZIM KASEJA (BABË E BIR); ERGES JUBA; ALTIN HASKASA; ALI HASKASA (BABË E BIR); 112 RRËNJË HASHASH.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Sep 18
  • 2 min read
ree

Zabeli i Akaciave”, Fshati Karinë, Peqin, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Qemal Kaseja.

2- Z. Qazim Kaseja (babë e bir).

3- Z. Erges Juba.

4- Z. Altin Haskasa.

5- Z. Ali Haskasa (babë e bir).


Njoftim | Peqin/Finalizohet operacioni policor i koduar "Syri i natës", goditen veprimtaritë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike dhe të armëmbajtjes pa leje.


Operacioni, nga Komisariati i Policisë Peqin, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Elbasan, në drejtimin e Prokurorisë, pas një hetimi disajavor, me metoda proaktive.


Si rezultat i operacionit:

-u asgjësuan 112 bimë narkotike, që ishin kultivuar në vendin e quajtur "Zabeli i Akaciave", në fshatin Karinë;

-u sekuestruan 3 armë zjarri, municioni luftarak, armë gjuetie, kapsolla detonatore dhe armë të ftohta.    

Vihen në pranga 5 shtetas, procedohet penalisht 1 dhe shpallet në kërkim 1 tjetër.


Shërbimet e Komisariatit të Policisë Peqin, si rezultat i hetimeve të kryera me metoda proaktive, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve dhe të armëmbajtjes pa leje, organizuan dhe finalizuan në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, operacionin policor të koduar "Syri i natës".


Në kuadër të operacionit:

-u arrestuan në flagrancë shtetasit: Q. K., 67 vjeç, Q. K., 24 vjeç (babë e bir), banues në fshatin Karinë, E. J., 37 vjeç, banues në Peqin dhe A. H., 31 vjeç dhe A. H. 59 vjeç (babë e bir), banues në fshatin Garunjë e vogël.

-nisi procedimi penal për shtetasin E. K., 32 vjeç;

-u shpall në kërkim shtetasi A. J.


Gjatë operacionit, u gjetën të kultivuara në vendin e quajtur "Zabeli i Akaciave", në fshatin Karinë, 112 bimë narkotike, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.


Nga kontrollet në banesat e këtyre shtetasve, janë gjetur dhe sekuestruar 1 armë zjarri kallashnikov, 2 pistoleta dhe sasi municioni luftarak për to, 1 armë gjuetie, kapsolla detonatore me fitil zjarrpërcjellës, thika dhe targa automjeti.


Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, kapjne e shtetasve në kërkim, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë që mund të jenë të përfshirë.


Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme,  për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", "Kultivimi i bimëve narkotike", "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit", "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë" dhe "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page