FSHATI PAKISHT; KUKËS | SAMIR VUÇITERNA U ARRESTUA; DY VEPRA PENALE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Sep 12
- 1 min read

Fshati Pakisht, Kukës, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Samir Vuçitërna, me moshë 53 vjeç.
Njoftim | Shërbimet e Policisë Kufitare në Shishtavec, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në kufi, gjatë kontrolleve në terren, kanë konstatuar në fshatin Pakisht, automjetin kamionçinë me drejtues shtetasin S. V.
Gjatë kontrollit në këtë automjet, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan produkte ushqimore, pa faturë.
Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin S. V., 53 vjeç, banues në Rahovec, për veprat penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit” dhe “Kontrabanda me mallra të tjera”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)












































Comments