GREQI | ESMA MEÇO U KONSTATUA E VDEKUR; E VRARË ME ARMË TË FTOHTË (THIKË); SI DORAS KONSIDEROHET BASHKËSHORTI BUJAR MEÇO.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 41 minutes ago
- 1 min read
Fshati Dhialabi (Διαλαμπή), Iasmos (Ίασμος), Greqi | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë (Ελληνική Αστυνομία), morën dijeni se:
1- Znj. Esma Meço, me moshë 44 vjeçe, u konstatua e vdekur; e vrarë me armë të ftohtë (thikë).
Në gjendje të keqe shëndetësore u konstatua:
1- Z. Bujar Meço, me moshë 53 vjeç; i cili dyshohet si doras.
Ata janë bashkëshortë mes tyre, prindër të disa fëmijëve, me origjinë nga Gramshi.
Shkaqet e aktit kriminal janë nën hetim penal paraprak.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)









Comments