top of page
E BARDHË SHIRIT.png

FSHATI MYLTE; LEZHË | NJË I MITUR BIÇIKLIST ME MOSHË 12 VJEÇ MBETI I PLAGOSUR NË AKSIDENT AUTOMOBILISTIK.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jul 29
  • 1 min read
ree

Fshati Mylte, Lezhë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit morën dijeni se:

1- Një i mitur, biçiklist, me moshë 12 vjeç, mbeti i plagosur, në aksident automobilistik.


Njoftim | Rreth orës 19:40, në fshatin Mylte, Lezhë, automjeti me drejtuese shtetasen D. N., 39 vjeçe, është përplasur me një biçikletë që lëvizte një shtetas i mitur, rreth 12 vjeç.


Si pasojë e përplasjes, i mituri ka pësuar dëmtime dhe është transportuar në Spitalin Rajonal Lezhë, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.


Drejtuesja e automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë, për veprime të mëtejshme procedurale.


Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page