top of page
E BARDHË SHIRIT.png

FSHATI MUÇIVËRC (ANALUM); KAMENICË | TË DIELËN MË 15 QERSHOR 2025 DO TË MBAHET NJË TUBIM-PROTESTË PËR TË KËRKUAR LIRIMIN NGA PARABURGIMIT TË ISH-POLICIT SPECIAL ARBNOR SPAHIU I ARRESTUAR NË SERBI.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jun 12
  • 2 min read

Updated: 1d

ree

Fshati Muçivërc (Analum), Kamenicë, Republika e Kosovës | Të dielën, më 15 qershor të vitit 2025, do të mbahet një protestë për të kërkuar lirimin nga paraburgimi të ish-policit Arbnor Spahiu.


Ai u arrestua nga autoritetet serbe dhe po mbahet në paraburgim me afat 1-mujor, i akuzuar se ka qenë pjesë e njësisë policore të Posaçme gjatë sulmit terrorist të ndodhur dhe të ndërmarrë në Banjskë nga struktura të lidhura me shtetin serb kundër rendit kushtetues të Republikës së Kosovës.


Organizatorët e protestës kanë bërë thirrje për pjesëmarrje masive dhe kanë ftuar deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës - pa dallime partiake + përfaqësuesit vendorë - që të bashkohen në këtë tubim-protestë.


Lajm në përditësim, ... 👇👇👇


Përshëndetje Kosova ime.


Dje në mesditë jam liruar nga burgu i Serbisë, ku kam qenë i arrestuar padrejtësisht që nga 7 qershori i këtij viti për akuza të rënda, të cilat kanë qenë pjesë e një procesi plotësisht politik dhe të padrejtë. Dua t’ju njoftoj se jam mirë, më i fortë se kurrë dhe mirënjohës për çdo mbështetje gjatë kësaj periudhe të vështirë.


Faleminderit nga zemra familjes sime, shoqërisë, bashkëfshatarëve, ish-kolegeve të mi të Policisë së Kosovës , institucioneve të Kosovës dhe gjithë shqiptarëve kudo që janë, për mbështetjen morale e emocionale, për vizitat dhe fjalët e mira që i dhanë forcë familjes sime.


Faleminderit gjithashtu për çdo ndihmë financiare nga të gjithë ata që kanë kontribuar, e cila ka qenë shumë e vlefshme dhe e çmuar gjatë këtyre muajve të vështirë.


Një falënderim i posaçëm për avokatin tim kryesor, Gvozden Grgur, i cili ka qenë profesional, i palodhshëm dhe i përkushtuar në luftimin për drejtësi dhe mbrojtjen time në çdo hap të këtij procesi. Falenderim edhe për përkthyesin, i cili ka qenë mbështetje e rëndësishme.


Gjithashtu, një falënderim i veçantë për çdo njeri dhe çdo media që ka kontribuar, mbështetur, folur apo ndihmuar në forma të ndryshme, mirënjohja ime për ju është e pafund.


Gëzimin që po shoh në sytë e njerëzve, dashurinë dhe lumturinë për lirimin tim, nuk mund ta përshkruaj me fjalë, është një ndjenjë e jashtëzakonshme.


Zoti ju bekoftë të gjithëve!


Kështu shkruhet në një shënim të botuar nga z. Spahiu në rrjetin social virtual Facebook (22.11.2025).


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page