top of page
E BARDHË SHIRIT.png

FSHATI LËKURTAJ; TROPOJË | ARJAN PRENGZAJ DHE AVDI ISMAJLGECI U ARRESTUAN; ARMË ZJARRI + MUNICION LUFTARAK + RADIO POLICIE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Oct 1
  • 2 min read
ree

Fshati Lëkurtaj, Tropojë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Arjan Prengzaj, me moshë 43 vjeç.

2- Z. Avdi Ismajlgeci, me moshë 44 vjeç.


Njoftim | Tropojë.


Finalizohet operacioni policor i koduar “Velishti”.


Qarkullonin të armatosur, me armë zjarri e armë të ftohta dhe të pajisur me radio si të Policisë e dylbi nate, vihen në pranga dy shtetas.


Sekuestrohen 2 armë zjarri, 1 silenciator, 6 radio si të Policisë, 4 mjete prerëse (thika), 2 sëpata, 5 dylbi, 1 xhup multifunksional dhe municion luftarak.


Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se dy shtetas po qarkullonin me automjet dhe të armatosur, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë, në bashkëpunim me shërbimet operacionale të DVP Kukës, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Velishti”.


Në kuadër të operacionit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

A. P., 43 vjeç.

A. I., 44 vjeç, të dy banues në fshatin Lëkurtaj, Tropojë.


Këta shtetas u kapën në vendin e quajtur Velisht, Njësia Administrative Bujan, Tropojë, ku gjatë kontrollit në automjetin tip “Mitsubishi”, në pronësi të shtetasit A. P., me të cilin ata qarkullonin, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 2 armë zjarri, 2 thika, 2 radio marrëse-dhënëse si të Policisë, 2 sëpata të vogla, 1 palë dylbi dhe municion luftarak.


Në vijim të operacionit, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit A. P., u gjetën dhe u sekuestruan: 4 radio marrëse-dhënëse si të Policisë, municion luftarak i kalibrave të ndryshëm, karikatorë, 4 palë dylbi, 2 thika, një xhup multifunksional si ato të Policisë dhe një silenciator.


Ndërsa në banesën e shtetasit A. I., u gjetën 2 radio si ato të Policisë.


Armët e zjarrit do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore për të përcaktuar nëse janë përdorur në ndonjë ngjarje kriminale.


Materialet i kaluan Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme procedural, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page