FSHATI BUJAN; TROPOJË | IMER SHPATA U ARRESTUA; DY ARMË ZJARRI NË BANESË + DHUNË SISTEMATIKE NDAJ BASHKËSHORTES | BASHKËSHORTJA NUK I GJENDET ASKUND; DYSHOHET SE E KA VRARË.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Jul 26
- 2 min read

Fshati Bujan, Tropojë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Imer Shpata, me moshë 58 vjeç.
Njoftim | Tropojë.
Hetimet e thelluara identifikuan dhe zbardhën një rast dhune sistematike nga bashkëshorti ndaj bashkëshortes, e dyshuar me pasoja të rënda.
Vihet në pranga 58-vjeçari që ushtonte dhunë sistematike ndaj bashkëshortes.
Bashkëshortja është larguar nga banesa më datë 22.07.2025 dhe vijon të jetë në kërkim.
Në banesën e të arrestuarit u gjetën dhe u sekuestruan dy armë zjarri automatike.
Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet intensive për gjetjen e shtetases N. Sh., 48 vjeçe, e cila është larguar nga banesa më datë 22.07.2025.
Dyshohet se pas këtij largimi mund të fshihet një ngjarje e rëndë kriminale.
Në momentin e arrestimit, Policia gjeti në banesën e 58-vjeçarit I. Sh., banues në fshatin Bujan, dy armë zjarri automatike, të cilat u sekuestruan.
Armët do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore për ekzaminime të mëtejshme, për të përcaktuar nëse janë përdorur apo jo në ngjarje kriminale.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Tropojë, pas informacionit të marrë nga të afërm të shtetases N. Sh., se ajo ishte larguar nga banesa e bashkëshortit dhe kishin humbur kontaktet me të, organizuan menjëherë punën për lokalizimin dhe gjetjen e saj.
Nga hetimet rezultoi se 48-vjeçarja dyshohet se është larguar si pasojë e dhunës sistematike nga bashkëshorti.
Në këto kushte, u shoqërua dhe më pas u ndalua shtetasi I. Sh., 58 vjeç.
Nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Po ashtu, janë angazhuar shërbime të specializuara të Policisë për kërkimin e 48-vjeçares, me dyshimin se mund të jemi përballë një ngjarjeje të rëndë kriminale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments