FSHATI MSERR; TROPOJË | GJELOSH PËRVATAJ U ARRESTUA TE “KODRA E MARKAJVE” NË LEKBIBAJ; ISHTE I SHPALLUR NË KËRKIM POLICOR PËR KULTIVIM HASHASHI.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Aug 1
- 1 min read

Fshati Mserr, Tropojë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Gjelosh Përvataj, me moshë 29 vjeç.
Njoftim | Tropojë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Lekbibaj”, për kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim.
Kapet dhe vihet në pranga 29-vjeçar në kërkim, i akuzuar për kultivim të bimëve narkotike.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë, në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, pas punë të mirorganizuar, finalizuan operacionin policor të koduar “Lekbibaj”, si rezultat i të cilit, në vendin e quajtur “Kodra e Markajve”, Lekbibaj, kapën shtetasin:
Gj. P., 29 vjeç, banues në fshatin Mserr.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Shtetasi Gj. P. dyshohet se ka kultivuar bimë narkotike, në vitin 2022, në fshatin Mserr, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments