“QUKA E IBRAHIM OSËS’’; BJESHKËT E POJANIT; TROPOJË | AGJENCIA E MBIKËQYRJES POLICORE REFEROI AKTE PROCEDURIALE PENALE PËR PUNONJËSIN E POLICISË SË SHTETIT MERITAN MULAJ.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 4 hours ago
- 2 min read

“Quka e Ibrahim Osës’’, Bjeshkët e Pojanit, Tropojë | Agjencia e Mbikëqyrjes Policore referoi në Prokurori akte proceduriale penale për:
1- Punonjësin e Policisë së Shtetit Meritan Mulaj.
Njoftim | Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Kukës – Dibër) ka referuar materialet proceduriale në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për punonjësin e policisë M. M., me detyrë N/Specialist për Policimin në Komunitet në Komisariatin e Policisë Tropojë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës” si edhe për punonjësin e Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, shtetasin G. H.
Gjithashtu është arrestuar në flagrancë shtetasi E. B., banues në qytetin e Durrësit i dyshuar për veprën penale “Ndërtim i Paligjshëm” në Zonat e Mbrojtura.
Referimi i materialeve për punonjësit është kryer pasi me veprime dhe mosveprime kanë lejuar ndërtimin e një objekti dy katësh me mur guri në vendin e quajtur ‘’Quka e Ibrahim Osës’’, Bjeshkët e Pojanit, të Njësisë Administrative Tropojë, pa lejen e organeve përkatëse dhë në kundërshtim me ligjin për Zonat e Mbrojtura.
AMP mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të strukturave, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 9090, ose duke dërguar Email në adresën ankesa@amp.gov.al.
Për ankesa me Whatsapp 0694151511
Ose shkarkoni në Play Store dhe App Store aplikacionin “Agjencia Digjitale” thuhet shkurtimisht në njoftimin zyrtar.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments