FSHATI KLLOJKË; TIRANË | MUHAMET ÇEÇA U ARRESTUA; 2 ARMË ZJARRI + 3 ARMË GJAHU + THIKA + MUNICION LUFTARAK.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 8 hours ago
- 1 min read

Fshati Kllojkë, Tiranë | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Muhamet Çeça, me moshë 63 vjeç.
Njoftim | Tiranë.
Finalizohet operacioni policor i koduar “Kllojka”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje.
Sekuestrohen 2 armë zjarri, 3 armë gjahu, 2 armë të ftohta dhe municion luftarak.
Vihen në pranga poseduesi i tyre.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Kllojka” në kuadër të të cilit, u arrestua shtetasi:
-M. Ç., 63 vjeç, banues në fshatin Kllojkë, Bërzhitë.
Në vijim të operacionit, gjatë kontrollit në banesën e 63-vjeçarit, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale, 2 armë zjarri(një automatik dhe një pushkë), 3 armë gjahu, 2 armë të ftohta dhe municion luftarak.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)




















Comments