top of page
E BARDHË SHIRIT.png

RRUGA “ALI KËLÇYRA”; BATHORE; KAMËZ | DOALDO BAJRAMI U ARRESTUA; KONSIDEROHET DORAS NË PLAGOSJEN ME ARMË ZJARRI TË ELVIS VISHËS.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 2 hours ago
  • 2 min read
ree

Rruga “Ali Këlçyra”, Bathore, Kamëz, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Doaldo Bajrami, me moshë 24 vjeç.


Ai konsiderohet doras në plagosjen me armë zjarri të:

1- Z. Elvis Visha, me moshë 24 vjeç.


Njoftim | Tiranë.


Zbardhet dinamika e ngjarjes së ndodhur dje, në Bathore, ku mbeti i plagosur me armë zjarri një 24-vjeçar.


Identifikohet, kapet dhe vihen në pranga autori i dyshuar i ngjarjes.


Vijon puna për gjetjen e armës së zjarrit me të cilën u plagos 24-vjeçari, i cili është jashtë rrezikut për jetën.


Pasditen e djeshme, pas marrjes së njoftimit se në spital ishte paraqitur për të marrë mjekim, një shtetas që ishte plagosur me armë zjarri, specialistët e Sektorit për Krimet e Rënda të DVP Tiranë në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 5, organizuan menjëherë punën, me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit dhe identifikimin e autorit. Si rezultat i veprimeve profesionale, u identifikua, u kap dhe u vu në pranga autori i dyshuar, shtetasi:


D. B., 24 vjeç, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.


Nga veprimet e para hetimore dyshohet se dje, në rrugën “Ali Këlçyra”, shtetasi D. B., gjatë një konflikti për motive të dobëta, me shtetasin E. V., 24 vjeç, e ka plagosur atë, në krah, me armë zjarri.


Shtetasi E. V. ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.


Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page