FSHATI KARBUNARË; LUSHNJE | ORESTIAN SHKURTI U ARRESTUA; TREGTAR KOKAINE ME PAKICË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Sep 19
- 1 min read

Fshati Karbunarë, Lushnje, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Orestian Shkurti, me moshë 35 vjeç.
Njoftim | Si rezultat i kontrolleve dhe administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara në rrugë informative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, në bashkëpunim me shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe me shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore, arrestuan në flagrancë shtetasit:
-D. V., 23 vjeç, banues në Lushnjë, pasi gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte në gjendje të dehur, u gjet 1 armë spotive pistoletë, e cila u sekuestrua me cilësinë e provës materiale;
-O. Sh., 35 vjeç, banues në fshatin Karbunarë, pasi posedonte 12 doza Kokaine, të gatshme për shitje, të cilat u sekuestruan me cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Subjekti tjetër i arrestuar është:
1- Z. Denis Veliu, me moshë 23 vjeç.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments