AKSIDENT AUTOMOBILISTIK NË AKSIN RRUGOR “FIER-LUSHNJE” NË VENDIN E QUAJTUR “KRYQËZIMI I VAJKANIT” | MARJANA KOVAÇI MBETI E VDEKUR.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Sep 16
- 2 min read

Fier, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit morën dijeni se:
1- Një aksident automobilistik ngjau në aksin rrugor “Fier-Lushnje”, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Vajkanit”.
Për pasojë, mbeti e vdekur:
1- Znj. Marjana Kovaçi, me moshë 60 vjeçe.
Viktima udhëtonte në një automjet tip “BMW” që drejtohej nga vajza e saj kur u aksidentuan me një automjeti tip “Citroen” i cili drejtohej nga një qytetar i huaj.
Njoftim | Rreth orës 12:20, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Vajkanit”, automjeti me drejtues shtetasin J. M., është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen L. M., 30 vjeçe, banuese në Laç.
Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë pasagjerja në automjetin që drejtohej nga shtetasja E. M., shtetasja M. K., rreth 60 vjeçe, si edhe kanë shkuar në spital për të kryer ekzaminimet, drejtuesja e automjetit dhe 2 pasagjerët e tjerë, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)

Comments