FSHATI KANINË; VLORË | PROTESTË KUNDËR PUNIMEVE TË ANASHKALESËS (BYPASS-it) SË VLORËS; BANORËT DENONCUAN SE PO IZOLOHEN DHE SE ASKUSH NUK PO UA VE VESHIN ANKESAVE TË TYRE.
- Agjencia Telegrafike Vox
- May 24
- 1 min read

Fshati Kaninë, Vlorë, Shqipëri | Banorët e fshatit Kaninë dolën sërish në protestë pas disa ditësh pezullimi të përkohshëm të punimeve për ndërtimin e anashkalesës (bypass-it) të Vlorës.
Ata denoncuan se po u bllokohet rruga.
Ata akuzojnë kompaninë që po kryen punimet se ka ndërprerë çdo qasje në arat dhe në pronat e patundshme private duke i izoluar qëllimisht.
“Jemi të detyruar të dalim në rrugë. Nuk kemi më as rrugë për të hyrë në shtëpitë tona, tokat i kemi të bllokuara dhe askush nuk na jep një shpjegim”, denoncuan banorët.
Ata deklaruan se do të ketë përshkallëzim të protestave nëse autoritetet nuk marrin masa urgjente për zgjidhjen e situatës.
Ata kërkojnë një zgjidhje të drejtë dhe të qëndrueshme që të mundësojë vijimin e punimeve për ndërtimin e anashkalesës (bypass-it), pa cenuar të drejtat e tyre themelore dhe pa i izoluar.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Opmerkingen