FSHATI GËSHTENJAS: U ARRESTUA GENTIAN CAPO | AKUZOHET SE SHTYPI ME MAKINË FLORANT PALLËN DHE E LA TË VDEKUR NË MES TË RRUGËS AFËR FSHATIT LESHNICË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Oct 5, 2024
- 2 min read
Pogradec, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Gentian Capo.
Ai akuzohet se shtypi me makinë z. Florant Palla dhe e la të vdekur në mes të rrugës. në afërsi të fshatit Leshnicë, në Pogradec.
Z. Capo u arrestua në fshatin Gështenjas, të Pogradecit.
Njoftim | Policia identifikon dhe arreston drejtuesin e mjetit që përplasi për vdekje mbrëmjen e të premtes një 40-vjeçar në afërsi të urës së Leshnicës.
Burimet thonë se drejtuesi i mjetit ishte 38-vjeçari G. C., ndërsa u kap në fshatin Gështenjas të Pogradecit dhe u shoqërua në komisariat për veprime të mëtejshme.
Nga hetimet rezultoi se ishte ai personi që përplasi për vdekje këmbësorin dhe u largua nga vendngjarja me një mjet tip “Volksëagen”.
Aktualisht, grupi hetimor po vijon veprimet e tjera lidhur me këtë ngjarje, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Në lidhje me aksidentin automobilistik ku mbeti i vdekur z. Florant Palla Agjencia Telegrafike Vox (Voks) botoi artikullin me përmbajtjen e mëposhtëme.👇
FLORANT PALLA ME MOSHË 40 VJEÇ U GJET I VDEKUR PËRGJATË AKSIT RRUGOR KORÇË-POGRADEC NË AFËRSI TË FSHATIT LESHNICË | U SHTYP ME MAKINË E CILA U LARGUA NGA VENDI I AKSIDENTIT.
Pogradec, Shqipëri | Z. Florant Palla, me moshë 40 vjeç, u gjet i vdekur përgjatë aksit rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Leshnicë.
Sipas policisë vendore dyshohet se z. Palla është përplasur nga një automjet i panjohur, i cili më pas është larguar nga vendngjarja.
Njoftim | Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin e mjetit dhe drejtuesit të tij që dyshohet se ka aksidentuar me pasojë vdekjen, shtetasin F.P..
Ndërkohë, shërbimet e Policisë po vijojnë kontrolle edhe në servise dhe ambiente të ndryshme në të gjithë aksin rrugor Korçë – Pogradec dhe në fshatrat përreth, me qëllim gjetjen e automjetit dhe arrestimin e drejtuesit të tij, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)













































Comments