top of page
E BARDHË SHIRIT.png

FSHATI GJORICË; BULQIZË | BANORËT DENONCOJNË SE U GËNJYEN; U KËRKUA VETËM 1 HA TOKË POR U MUAR 42.5 HA; PATI SHERR MES PALËVE.

Writer: Agjencia Telegrafike Vox
Agjencia Telegrafike Vox
Oct 4
1 min read

Fshati Gjoricë, Bulqizë, Shqipëri | Banorët protestojnë kundër fillimit të punimeve të ndërtimit të parku fotovoltaik, i cili pretendohet se kaluar të gjithë procedurat administrative.


Banorët u përfshinë në sherr me subjektin që ka marrë përsipër zbatimin e projektit të ndërtimit.


Ata denoncuan se kishin dhënë miratimin vetëm për vetëm 1 hektar tokë ndërkohë që u janë marrë 42,5 hektarë.


Për shkak të sherrit mes palëve ndërhynë strukturat vendore të Policisë së Shtetit.


Deklaratë | “Jemi përfaqësues të firmës, kemi një kontratë me investitorin … bashkëngjitur me kontratën është vendimi i KKT-së për lejen e ndërtimit”, - tha përfaqësuesi i subjektit tregtar.


Deklaratë | “Kjo është e vetmja kullotë që ka fshati.


Nëse merret për panele, bagëtitë mbeten pa hapësirë dhe familjet tona pa burimin kryesor të jetesës”, - thanë banorët.


Subjekti tregtar “Solar Park Gjoricë” i është paraqitur publikut si kompania e licensuar për këtë veprimtari tregtare.


Ajo rezulton se është themeluar në muajin nëntor të vitit 2023 nga z. Sokol Tasha.


Më vonë, me 8 prill të vitit 2024, rreth 97% e aksioneve të shoqërisë tregtare iu transferuan kompanisë “Gjonaj Group Holdings”.


Administrator aktualisht rezulton z. Arben Margilaj.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All
FSHATI VAJKAL; BULQIZË | PËRPARIM KOÇI U ARRESTUA.

Fshati Vajkal, Bulqizë, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan: 1- Z. Përparim Koçi, me moshë 63 vjeç. Ai

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page