FSHATI GJYLEKAR; VITI | U PROCEDUA PENALISHT BEKIM REXHEPI.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Jun 4
- 1 min read

Fshati Gjylekar, Viti, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë shoqëruan për intervistim:
1- Z. Bekim Rexhepi.
Ai konsiderohej se kishte vjedhur një automjet bujqësor (traktor) në zotërimin e:
1- Z. Metush Sahiti (i cili, kishte denoncuar në 27 maj, të vitit 2025, se, nga oborri i shtëpisë së tij në fshatin Gjylekar i ishte vjedhur traktori i markës “Internacional”).
I intervistuari pranoi se e kishte marrë automjetin dhe ia këtheu të zotit.
Ndaj tij filluan hetimet penale paraprake në gjendje të lirë për shkelje penale të parashikuar si:
1- “Vjedhje”.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments